Kosovo/Unmik section

Çfarë është ICT-WEB-PROMS

ICT-WEB-PROMS ka për qëllim të rrisë kapacitetin e akterëve në Vendet e Ballkanit Perëndimorë, qe të marrin pjesë plotësisht në hulumtimet Evropiane ne fushen e TIK-ut si dhe në fushën e hulumtimeve Evropiane duke krijuar dhe mbështetur strategjinë e partnerëve në Unionin Evropian dhe Vendet e Ballkanit Perëndimor duke krijuar casje në njohuri relevante.

Duke inkurajuar pjesmarrjen e akterëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në hulumtimet Evropiane në fushën e TIK-ut, ata do të përfitojne çasjen në teknologjitë e TIK-ut tashmë të zhvilluara në EU, si dhe akterët Europian do te kenë mundësin të prezantojnë teknologjitë e tyre në tregun e ballkanit perëndimor, që do të përforconin konkurencën e EU-së

Çfarë mund të bëj ICT WEB PROMS për ju?

  • Ju ofron një rrjet të gjithë akterëve me të cilët projekti do të punojë dhe do të jeni në kontakt me partnerët nga mbarë Evropa, duke rritur potencialin për hulumtues dhe konkurencën.
  • Ju ofron asistence teknike dhe këshilla të procedurave administrative si dhe çështjeve kontraktuale për pjesmarrje në TIK projekte.
  • Ju fton në seminare, ngajrje ndërmjetësuese, që do ti adresohen fushave specifike teknike si dhe ngritjes së kapaciteteve për pjesmarrje në FP7/ICT dhe programe relevante te financimit.
  • Ju ofron një web portal me mundësine e kërkimit për partnerë , informacione për ftesë për oferta , ditë informative, konferenca, ngjarje ndërmjetësuese si dhe vegza të web faqeve relevante.

ICT-WEB-PROMS Punëtorit Lokale
Në kuadër të projektit ICT-WEB-PROMS do të organizohen disa punëtori në lidhje me hulumtimet në lëmin e Teknologjisë Informative nga Korniza e Shtatë e Programit Më shumë informata në lidhje me punëtorit që do të organizohen do të publikohen ndërkohë.

Linqe të rëndësishme:

Programi i Korrnizes Shtatë të Komisionit Evropian
http://cordis.europa.eu/fp7/home_en.html

Cordis:
http://www.cordis.lu/en/home.html
Portali Evropian per Hulumtim dhe Zhvillim

Shërbimet për partnerët e Cordis:
http://cordis.europa.eu/fp7/partners_en.html
Cordis ka një shërbim ndaj partnerëve dhe shërbime të veçanta për FP7, përkujdeset për partneritetet publiko-private, propozon dhe lanson projekte të reja.

Programi i TIK i Komisionit Evropian
Teknologjia e Informaconit dhe Komunikimit (TIK):
http://ec.europa.eu/information_society/index_en.htm
Portali Evropian për TIK

Shoqata per Teknologji te Informacionit dhe te Komunikimit te Kosoves:
Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) ka një rol qendror në stimulimin e rritjes dinamike të sektorit të TIK në Kosovë, duke hapur mundësi të reja dhe duke rritur aftësinë konkurruese të sektorit.
www.stikk-ks.org

Iniciativat e nderlidhura:

WINS-ICT
www.wins-ict.eu

WINS-ICT projekti është sikur ICT-WEB-PROMS projekti i financuar nga korrniza e shtatë e programit të EU-së që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në mes të Unionit Evropian dhe Vendeve të Ballkanit Perendimor në lëmin TIK-ut
ICT-WEB-PROMS projekti bashkpunon ngushtë me WINS-ICT projektin në kryerjen e aktiviteteve projektuale.